Në vijim të goditjeve të rasteve të prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë ka godit një tjetër rast ditën e sotme. Operacioni u finalizua në aksin rrugor Vlorë-Orikum, në vendin e quajtur “Kalaja”, ku Eraldo Canaj, 26 vjeç, banues në Vlorë i janë sekuestruar në automjetin tip ” Polo” me targa AA 428 KC, një sasi lënde narkotike Cannabis Sattiva, me peshë totale 102 kg e 500 gram.
Policia ka arrestuar në flagrancë 26-vjeçarin si posedues të lëndës narkotike si edhe ka sekuestruar, sasinë e lëndës sëbashku me mjetin në cilësinë e provës materiale.
Materialet u referuan në Prokurori në ngarkim të tij për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./gazetaexpress/