Kryetari i PD Shkodër Xhevdet Amuli, ka reaguar pas publikimit të një fotoje ku shihet dera e selisë blu lokale e mbyllur me zinxhirë. Amuli ka reaguar me një publikim të shkurtër në Facebook
“Për këdo që harron, së pari ne jemi miq me njëri-tjetrin. Në vend të bashkimit dhe jo përçarjes përballë armikut të shqiptarëve, Edi Rama, e shoh të pa arsyeshme t’i hedhim benzinë zjarrit, me të pavërteta.
Selia e PD Shkodër, është ajo që ka qënë gjithmonë, selia e çdo demokrati!”, shkruan në Facebook kryetari i PD Shkodër Xhevdet Amuli.
LEXONI EDHE: FOTOLAJM – Dera e selisë së PD- së Shkodër mbyllet me zinxhirë, vetëm dy ditë para referendumit të 18 dhjetorit…
Statusi i publikuar nga kryetari Amuli nënkupton se selia e PD- së mund të jetë e hapur edhe për të organizuar referendumin e 18 dhjetorit. Nukkanë munguar edhe komentet e shumta në Facebook, teksa ditën e sotme kryetari Amuli feston edhe ditëlindjen.
Pak më herët, nënkryetarja e PD- së Shkodër Irena Shestani Shala, kryetarja e LDG- së Imelda Aga Kraja dhe antarët e kryesisë Ervin Gjini dhe Arben Lushaj, publikuan foton me derën e selisë me zinxhirë, duke përcjellë e mesazhin e tyre.