Shkruan në Facebook Mimoza Rexhvelaj: Të zotit jemi, tek zoti do kthehemi të gjithë! Qofsh e xhenetit Nana Fife!
Një nga rastet që kam ndjekur më me zemër, bashkë luftuam për të gjetë një familje nga ku të merrje shumë dashuri! Sëmundja që kishe nuk lejoj ta gëzoje jetën e re, por uroj të kesh ik nga kjo botë me zemër plot dhe me ëndërr tënde të plotësuar, atë të pasjes një cati mbi kokë dhe të një pjate supë mbi tavolin, atë të një fjalë të mirë dhe të një buzëqeshje të shtuar mbi buzë që ngroh shpirtin.
Ditët e fundit pash shumë njerëz që të vizituan, njohur e panjohur që donin të jepnin kurajo dhe forcë për të parë me optimizëm betejën dhe për ta fituar betejën me sëmundjen e keqe, por si dukem u takuam shumë vonë dhe për këtë më vjen keq…
Zoti deshi që ti të pushosh në paqe! I lutem zotit të ketë kujdes për ty atje në xhenet! Më fal po qe se nuk munda më shumë se kaq… Ngushellime!