Nga Blerim CIROKA
Dimër, ftohtë i egër, borë, acar. Nëse dikush jeton në kushte të mira, dikush tjetër jeton në kushte shumë të vështira, 14.02.2021. Kjo shtëpi që po shihni në këto foto gjindet në Postribë të Shkodrës. Në të jetojnë njerëz, familje, fëmijë të vegjël. Eshtë e pajetueshme por nuk kanë zgjidhje tjetër, nuk kanë ku të shkojnë, aty i gjen mëngjesi e aty i ngrys darka, hëngër e pa hëngër.
Shtëpia ka nevojë për dritare, izolim, dysheme, sovatime, lyerje, ndriçim, dyer etj, që të marrë formën e një ambienti ku mund të jetojnë një familje me fëmijë të vegjël. ‘Ruajeni veten tuaj edhe duke dhënë një gjysëm hurme’ thotë Muhamedi a.s. ‘Lëmosha e vogël ndal të papriturat e mëdha’ thotë po ashtu Muhamedi a.s.
Le t’i fitojmë bekimet e Zotit Xh.sh. përmes lëmoshës, përmes ndihmës së kësaj familjeje në këto ditë të ftohta. Gjithë sa u tha më lart e vërtetueshme, nëse dikush është i interesuar ta vizitojë këtë familje, për ta parë nga afër se ku jetojnë këta vëllezër tonë, gjaku jonë Shqiptarë.
0035567 218 0276 – ky është numri i Hoxhë Shkëlqimit të kësaj zone që merret vazhdimisht me këto raste. Mund t’a kontaktoni direkt ose mund të më shkruani edhe këtu. Sapo kanë filluar të grumbullohen disa të holla por duhen akoma..!
Ndihmo ata që janë në tokë se do të të ndihmojë Ai që është mbi shtatë qiejt! Edhe 500 lekë vlejnë, edhe 5 euro vlejnë shumë, ndihma është ndihmë pa marrë parasysh sasinë.
Edhe nëse nuk ke mundësi përhape si lajm, shpërndaje ne fb, bëhu pjesë e kësaj mirësie dhe solidariteti, bën një lutje të sinqertë për këtë familje dhe për shume e shumë të tjera që jetojnë në këto kushte të frikshme.
Zoti ju dhashtë shumëfish, Zoti ju ruajt ju dhe familjen tuaj! Amiin. /Publikuar në Facebook/