27 shtatori ishte një natë fatale për Klevis Gjelucin. 20 vjeçari shkodran u përfshi në një aksident, nga i cili doli gjallë por që nga ajo ditë, është në koma duke luftuar për jetën.
Në dy spitalet më të mira të Shqipërisë ku ai është dërguar për ti shpëtuar jetën, nuk ka patur përgjigje pozitive. Shpresa e vetme është dërgimi për kurim jashtë vendit, por kostoja për ndërhyrjen kirugjikale është e papërballueshme për familjen, të afërmit, miqtë, 600 mijë dollarë amerikanë.
Në këto kushte, është e nevojshme të bëhemi të gjithë bashkë brenda e jashtë Shqipërisë, kushdo që ka mundësi të kontribuojë financiarisht për të shpëtuar jetën Klevisit 20 vjeçar.
“Përshëndetje, unë quhem Romario Dragani dhe po mbledh fonde për shokun tim më të mirë Klevis Gjeluci, 20 vjeç. Klevisi ndodhet në koma që prej datës 27 shtator, pasi u përfshi në një aksident automobilistik.
Po rrinim një ditë dhe unë nuk kisha makinë, kështu që e pyeta Klevisin nëse mund të më shoqëronte në shtëpi; ai pranoi dhe më çoi në shtëpi. Pa kaluar një minutë pasi kisha hyrë në shtëpinë time, Klevisi u përfshi në një aksident automobilistik gjatë kthimit.
Ai ka qenë në dy nga spitalet më të mira në Shqipëri deri më tani, por ata kanë konfirmuar se nuk kanë kapacitetet për ta shpëtuar. Mënyra e vetme për ta shpëtuar është ta dërgoni në spitale jashtë Shqipërisë (Itali ose Gjermani), por çmimi prej ~ 600,000 dollarë për të paguar operacionin e trurit është shumë i shtrenjtë për familjen e tij.”, shkruan shoku i tij, i cili ka hapur edhe llogarinë në GoFundMe.
Të gjithë ata që kanë mundësi, mund të japin kontributin e tyre duke klikuar në këtë link, duke kontribuar me aq sa kanë mundësi: https://www.gofundme.com/f/donate-to-help-klevis-pay-his-operation
Si gjithmonë, shqiptarët kanë zemër të madhe, do të ndihmojnë që Klevisi të rikthehet pranë familjes, miqve e shokëve. Të gjithë bashkë ia dalim, si çdoherë tjetër! Klevisi ka nevojë për ne, për secilin nga ne! /ShkodraWeb/