LUTJE NGA NJË NËNË SHQIPTARE DREJTUAR UNIONIT TE GAZETARËVE SHQIPTARË : JU LUTEM MOS E AUTOCENSURONI HOLOKAUSTIN 10-VJEÇAR KUNDËR NJË NËNE DHE FËMIJËS SË SAJ SHQIPTARE, POR PUBLIKOJENI. ÇIRRJANI MASKËN KRIMIT TË ORGANIZUAR NDËRKOMBËTAR KUNDËR FËMIJËS SË MITUR SHTETASE SHQIPTARE ELEFTHERIA ‘ELEFTHERIOU’!!
??THIRRJE SHTETIT SHQIPTAR: LIRONI FËMIJËN TIM NGA PENGMARRJA POLITIKE QIPRIOTE.
MË KTHENI VAJZËN TIME TË MITUR ELEFTHERIA ‘ELEFTHERIOU’ SHTETASE SHQIPTARE!?
Prej 10 nëntorit 2015 deri më sot, janë plot 2277 ditë që fëmija e mitur Eleftheria Neci (‘Eleftheriou’) shtetase shqiptare, banore e përhershme në Shqipëri në të njëjtën përbërje familjare me mua, nënën e saj dhe nën kujdestarinë prindërore time eskluzive, është rrëmbyer dhe mbahet peng në Republikën e Qipros (pjesa greke), në fshatin Ormideia në Larnaka.
I bëj thirrje edhe njëherë Drejtuesit madhor të Policisë së Shtetit Shqiptar z. Ardi Veliu, Shefit të Zyrës Qendrore Kombëtare të Interpol Tirana z. Andi Likaj, Shefit të Europol Tirana z. Shkëlzen Rexhepi, Ambasadores së Republikës së Shqipërisë në Itali-Romë znj. Anila Bitri Lame, Konsulles së Përgjithshme të Konsullatës Shqiptare në Milano znj. Anila Pojani, Konsulles së Përgjithshme të Konsullatës Shqiptare në Bari znj. Gentiana Mburimi dhe Ambasadores së Republikës së Shqipërisë në Athinë-Greqi znj. Luela Hajdaraga
JU LUTEM ZBATONI ME KORREKTËSI
– Kushtetutën e vendit;
– Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë neni 7/a dhe në vijim;
– Deklaratën Universale e të Drejtave të Njeriut e Kombeve të Bashkuara e 10 dhjetorit 1948;
– Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (C.E.D.U) e 4 nëntorit 1950 e ratifikuar nga Shqipëria më 31 korrik 1996 me ligjin nr. 8137 dhe nga Qiproja më 24 maj 1962 me ligjin nr. 39/1962;
– Konventën e KB për të Drejtat e Fëmijëve e 20 nëntorit 1989 e ratifikuar nga Shqipëria në 11 Dhjetor 1991 me ligjin nr. 7531 dhe nga Qipro më 28 dhjetor 1990 me ligjin nr. 243/1990;
– Konventën e KB për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit Kundër Grave (CEDAW) e 18 Dhjetorit 1979 e ratifikuar nga Shqipëria më 9 Nëntor 1993 me ligjin Nr. 7767 dhe nga Qiproja më 12 qershor 1985 me ligjin nr. 78/1985;
– Statutin e Romës i Gjykatës Penale Ndërkombëtare i 17 korrikut 1998 i ratifikuar nga Shqipëria në 23 Dhjetor 2002 me ligjin nr. 8984 dhe nga Qiproja më 11 mars 2002 me ligjin nr. 8 (III) / 2002;
– Konventën Ndërkombëtare e Nju Jorkut “Kundër marrjes së pengjeve” të 18 dhjetorit 1979 e ratifikuar nga Shqipëria më 22 nëntor 2001 me Ligjin Nr. 8837 dhe nga Qiproja më 28 dhjetor 1990 me ligjin nr. 244 (I) 1990;
– Ligj nr.8920, datë 11.7.2002 Për ratifikimin e “Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër krimit të organizuar ndërkombëtar” dhe dy protokolleve shtesë të saj;
– LIGJ Nr.9642, datë 20.11.2006 “Për ratifikimin e Konventës së Këshillit të Europës për masat kundër trafikimit të qenieve njerëzore”;
– Ligjin nr. 18/2017 “Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës”, aktet e tjera ndërkombëtare që veprojnë në këtë fushë, si dhe legjislacionin në fuqi, dhe të ndërhyni urgjentisht në Qipro (Greke) e të veproni për lirimin e menjëhershëm nga pengmarrja politike e krimit të organizuar ndërkombëtar të vajzës time të vogël Eleftheria, shtetase shqiptare dhe të sigurojë kthimin e saj tek nëna e saj.
DHE GJITHËSESI, DO TË KËRKOHET NDËRHYRJA E AUTORITETEVE GJYQËSORE NDËRKOMBËTARE.
KLIKONI KËTË LINK PËR TË LEXUAR KOMUNIKATËN E PLOTË PËT MEDIAT TË NËNËS SË VAJZËS, DINORA NEÇI
SHËNIM: Ky mesazh ka mbërritur përmes komunikimit elektronik në redaksinë e ShkodraWeb Media. Duke patur parasysh sensibilitetin e çeshtjes, kemi vendosur ta publikojmë pa asnjë lloj redaktimi.