Ditën e sotme, Universiteti “Luigj Gurakuqi” i Shkodrës ka organizuar dhurim gjaku për një studente të vetën, e cila ka nevojë pas një aksidenti ku përfshi disa ditë më parë.
Sipas asaj që raportohet në rrjete sociale, solidarizimi i studentëve, pedagogëve por jo vetem për të dhuruar gjak për Denadën, ka qenë në nivele të kënaqëshme.
Sipas një shënimi në rrjetet sociale të UNISHK, thkesohet se: “Vazhdon dhurimi i gjakut për Denaden Dhurimi i gjakut eshte shenje dashurie. Dhuroni gjak-shpetoni nje jete
Rektorja e Universiteti Shkodrës Luigj Gurakuqi, Prof. Dr. Suzana Golemi, ishte e pranishme në ambientet ku po dhurohet gjak dhe u shprehu studentëve dhurues solidaritet dhe mirenjohje të sinqertë.
Urojmë shërim të shpejtë për Denadën”, thuhet në shënimin e shpërndarë nga Universiteti “Luigj Gurakuqi” i Shkodrës.