Një mesazh ka mbërritur para pak minutave në ShkodraWeb. Është denoncuar humbja e një personi, i moshës 63 vjeç. Bëhet fjalë për shtetasin Hamdi Ballçaj nga Fushë- Arrëzi, të cilin e shihni edhe në foto.
Tashmë ka më shumë se tre ditë që ai ka humbur kontaktet me familjarët, të clët natyrisht, janë të alarmuar dhe kërkojnë gjetjen e tij, duke kërkuar edhe mbështetjen e mediave.
Hamdiu mbante veshur një këmishë të bardhë dhe triko blu të errët në momentin kur janë humbur kontaktet me të. Në mesazhin e mësipërm, ka edhe një lidhje me Shkodrën.
E afërmja që kontaktoi ShkodraWeb, bën me dije se Hamdiu është parë mëngjesin e ditës së djeshme në qytetin tonë. Kjo bazuar në një mesazh të cilin mund ta lexoni edhe më poshtë.
Të gjithë personat që mund ta kenë parë 63 vjeçarin, kanë informacion se ku mund të ndodhet, janë të lutur të kontaktojnë në nr. cel. 068 301 3011 ose në komisariatin më të afërt të policisë.