Serbia mori një fitore të rëndësishme për objektivat e saj në grupin E. Ndaj Kosta Rikës, ballkanasit fituan minimalisht, me një gol fantastik të Kolarov nga goditja e dënimit, në minutën e 56-të.
Në përgjithësi, i gjithë takimi u dominua nga lojtarët serb, që provuan shumë herë, por ishte portieri Keilor Navas që shumë herë bëri heroin duke pritur shumë raste, por vetëm Kolarov arriti ta mposhte.