Trajneri i Vllaznisë, Qatim Osmani, u shpreh i kënaqur pas barazimit 0-0 që skuadra shkodrane arriti në transfertë ndaj Partizanit. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për mikrofonin e “MCN”, Osmani deklaroi:
“Ishte një ndeshje kampionati, për ne kishte rëndësi mos humbisnim. Pjesa e parë ishte e mirë, krijuam raste, por nuk shënuam. Për ne ishte me shumë rëndësi që mos e humbisnim këtë ndeshje.
Në pjesën e dytë këshillat ishin të njëjta si në pjesën e parë, të vazhdonim me të njëjtin rritëm dhe mos lejonim kundërshtarin të na vinte afër portës. Nuk patëm pasimin e fundit. Krijuam rastin me Çobën. Na mungonin lëvizjet ku sulmohen hapësirat, veçanërisht prej mesfushorëve.
Vendi i parë dhe vendi i dytë ka përparësi në “Final 4”, luajtëm ndaj ekipit konkurrent dhe kjo ishte arsyeja pse ishim më të kujdesshëm.
Smajli nuk ishte 100% i gatshëm, nuk donim të rrezikonim në këtë ndeshje. Ka edhe 6 ndeshje, mund të ndodhë gjithçka. Duhet t’i luajmë këto 6 sfida, janë 18 pikë në lojë dhe nuk është koha të mendojmë a do të jemi kampion a jo. Nëse luajmë në “Final 4”, sigurisht që hapet dera për kampion dhe ne do ta synojmë”, u shpreh Qatim Osmani.