Inter dhe Sevilja përballen sot për triumfin në Ligën e Europës teksa do të diskutojnë mes njëra-tjetrës finalen e madhe. Zikaltërit e Antonio Kontes kanë 10 vite që nuk luajnë një finale, ndryshe nga Sevilja që në këtë kompeticion është eksperte. Pjesa e parë ka dhuruar spektakël me plot katër gola të shënuar, nga dy për secilën skuadër.
Seria e tyre është hapur nga Lukaku, i cili ka kther në gol një penallti të fituar po nga ai vetë. Futbollisti i interit ka gjuajtur saktë nga pika e bardhë në minutën e 5-të.
Ndërsa dukej se do ta kishte të lehtë fitoren, nuk ka ndodhur kështu për Interin. Pas 7 minutave, Luuk De Jong ka shënuar golin e parë dhe të barazimit me kokë, pas një topi të ardhur nga krahu i djathtë i sulmit të Seviljes.
I njëjti lojtar, i jep sërish avantazhin spanjolëve. Pas një goditje dënimi, Luuk De Jong dërgon sërish topin në portën e mbrojtur nga Andanovic, duke shënuar edhe golin e dytë personal në minutën 33- të.
Në minutën e 35- të, vjen një tjetër goditje dënimi, këtë herë në zonën e Seviljes. Godin kërcen fort dhe shënon golin e dytë për Interin duke sjellë barazpeshë në ndeshje. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë e finales së vogël të futbollit europian.
Pjesa e dytë ka qenë më e kujdesshme për të dy ekipet, të cilat ishin më shumë të interesuara për të mos pësuar e për të përfituar nga gabimet e kundërshtarit. Duhej të vinte minuta e 74- ët që Diego Carlos të shënonte golin e pestë të ndeshjes, të fundit dhe të ftores së Europa Ligë për Seviljen, edhe me ndihmën e Lukakut me një devijim pas një rofeshate të brazilianit. Sevilja fiton trofeun e 6- të duke qenë kështu “Mbretëresha” e Europa Ligë. Inter duhet të presë akoma për të fituar trofe në Europë. /ShkodraWeb Media/