Duke nisur nga dita e sotme, gjatë fundjavës dhe ditëve të festave në vend, do të ketë kufizime për qarkullimin disa kategorive të mjeteve, siç janë ato të tonazhit të rëndë, mjetet rrugore bujqësore, si dhe autoshkollat.
Masa e ndërmarrë bëhet në kuadër të lehtësimit të qarkullimit gjatë sezonit turistik.
Do të ketë kufizime për të gjitha kategoritë e mjeteve rrugore si më poshtë:
• Mjetet rrugore për transportin e mallrave me peshë të përgjithshme të autorizuar, mbi 7500 kg;
• Mjetet rrugore me ngarkesë të pandashme, me gjatësi maksimale më të madhe se 12 m (transporte me mjete jashtë norme ose transporte në kushte jonormale);
• Mjetet rrugore bujqësore që kanë shpejtësi më të vogël se 40 km/orë;
• Mjetet rrugore që kalojnë përmasat kufitare, sipas nenit 61 të Kodit Rrugor;
• Mjetet rrugore që shërbejnë për kursantët e autoshkollave mësimore.
-Kufizimet e lëvizjes përfshijnë akset e mëposhtme:
•“PKK Muriqan-Shkodër” dhe anasjelltas; “PKK Hani i Hotit-Shkodër” dhe anasjelltas, “Plazhi i Zogajt-Shkodër” dhe anasjelltas, “Plazhi i Shirokës-Shkodër” dhe anasjelltas, “Plazhi i Velipojës-Shkodër” dhe anasjelltas;
•”Shkodër-Lezhë”, “Lezhë-Shëngjin”, “Lezhë-Patok” dhe anasjelltas;
•”Durrës-Tiranë”, “Durrës-Gjiri i Lalëzit”, “Durrës-Currila”, “Durrës-Kavajë”, “Kavajë-Plazhi i Gjeneralit”, “Kavajë-Spille”, “Kavajë-Kthesa e Divjakës-Lushnjë” dhe anasjelltas;
•”Lushnjë-Fier”, “Fier-Seman”, “Fier-Plazhet e Poros” dhe anasjelltas;
•”Vlorë-Palasë-Dhërmi-Vuno-Himarë-Qeparo-Borsh-Bunec-Sarandë” dhe anasjelltas;
•”Sarandë-Butrint”, “Elbasan-Pogradec”, “Elbasan-Rrogozhinë” dhe anasjelltas;
•”Qafë Thanë-Lin-Pogradec-Tushemisht” dhe anasjelltas;
•”Tepelenë-Gjirokastër-Kakavijë” dhe anasjelltas;
•”PKK Morinë-Kukës-Milot-Durrës-Lezhë” dhe anasjelltas;
•”PKK Qafë Morinë-Bajram Curri” dhe anasjelltas.
-Këto kufizime lëvizjeje parashikohen në ditët dhe në oraret si më poshtë:
•Të premten, nga ora 15:00-22:00;
•Të shtunën, nga ora 08:00-12:00 dhe nga ora 16:00-22:00;
•Të dielën, nga ora 07:00-22:00.