Ndeshja Vllaznia- Egnatia qe do te luhet sot ne oren 16.45 ne stadiumin “Loro Boriçi” do te hape ndeshjen e javes se 17-te te “Abissnet Superiore”, ose thene ndryshe javes se parafundit te fazes se dyte te kampionatit.
Sektori i Arbitrimit prane Federates Shqiptare te Futbollit ka caktuar tashme edhe arbitrat qe do ta drejtojne kete ndeshje ne mes ekipit shkodran dhe atij rrogozhinas.
Kryesor do te jete arbitri i kolegjiumit te Tiranes Orlando Kuka e po ashtu edhe asistenti i tij i pare Arber Zalla. Nderkohe asistenti i dyte do te jete Endrit Veseli nga Fushe- Kruja dhe po nga ky qytet eshte edhe arbitri i katert Blerim Ziri.
Ne sistemin VAR nderkohe do te jete arbitri i FIFA-s Eldorian Hamiti ndersa ne AVAR do te jete Dojando Myftari. Vezhgues i arbitrave eshte caktuar Prek Pjetrushi nga Lezha dhe delegat i FSHF-se Alban Tafaj.