Pas dy premiove radhazi për fitoret në Korçë ndaj Skënderbeut dhe Shkodër kundër Tiranës, pritet që sponsori i Vllaznisë, Alban Xhaferi, të vendosë një tjetër shpërblim të majmë në rasti triumfi edhe sot në transfertën ndaj Teutës në Durrës.
“Panorama Sport” ka mësuar dje nga burime në klub se shifra këtë herë për fitoren pritet të jetë rreth 15 milionë lekë të vjetër.
Megjithatë, i kontaktuar nga gazeta, Xhaferi sqaroi se do të kishte patjetër shpërblim në rast suksesi, por sa i përket shifrës, janë duke e diskutuar për të vendosur sot para sfidës.