Drejtoria Vendore e Policise Shkoder njofton: Një aksident i rende me pasoje vdekjen ka ndodhur ne aksin Shkodër-Velipoje. Ka qene ora 1:15 e 26 korrikut kur një motoçiklete është përplasur me një makine. Nga ky aksident ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës, shtetasi Preke Pjetri, 60 vjeç banues ne Velipoje. 60 vjeçari është përplasur me një mjet tip Benz me targe AA 798 FI me te cilën po udhëtonte shtetasi Përparim Papa, ky i fundit me pozicion komandant trafiku ne komisariatin e policisë Malesi e Madhe. Shtetasi Preke Pjetri ka gjetur vdekjen e menjëhershme ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar ne posten e policisë ne Velipoje për te dhëne sqarime mbi aksidentin. Shkaku kryesor i këtij aksidenti me pasoje është mungesa e ndriçimit ne aksin Shkodër-Velipoje.