Pas dhunës para tre ditësh, mbrëmë shefit të kufirit të stacionit të Triportit, Sadi Ceka i kanë djegur makinën.
Makina tip “Skoda” me targa AA 391 HY e Cekës është djegur qëllimisht sipas policisë gjatë natës.
Makina ishte e parkuar para banesës së Cekës, i cili sapo ka parë zjarrin ka lajmëruar policinë e cila ka nisur hetimet për autorët e ngjarjes.
Para tre netësh Sadi Cekës iu bë pritë para pallatit dhe u dhunua nga tre persona të maskuar, të cilët ende nuk janë identifikuar nga policia. /shqiptarja.com/