Prej shumë vitesh po përflitet për sukseset e reformës në drejtësi. Por në fakt, sllogani “Shendetësia që duam”, po rezulton vetëm fasadë. Më mirë e dinë ata që detyrohen në shtrohen në spitale. Dhe tashmë, nuk ka asnjë diferencim nëse je VIP apo qytetar i thjeshtë. Rasti më i fundit vjen nga Spitali Rajonal i Shkodrës.
Këngëtari i mirënjohur i kënges popullore qytetare shkodrane, Shyqyri Alushi i shtruar prej 10 ditësh në spitalin rajonal të Shkodrës, familja apelon per ndihme! Raportimi bëhet nga TV1 Channel, i cili citon të birin e legjendës së muzikës shkodrane e shqiptare. Faik Alushi thotë: “Kam babën në spital i shtruar që prej një jave. Në momentin e parë që është shtruar, jam përballur me blerjen e ilaçeve, serumet nuk kisha mundesi t’i blija sepse kushtonin shumë. Sot jam i revoltuar: Pse duhet t’i blej un ilaçet, un jam pa pune, babai ka vetem 170 mije leke pension, kur nderkohe duhet te kujdeset shtetit?”.