Nga Blerti DELIJA
Nuk kam as me te voglin dyshim qe disa nga ata qe do te lexojne keto rreshta, do te aludojne per pavaresine e opinionit. Por natyrisht, si deri me sot, une do te vazhdoj te flas me aq mundesi, hapesire e mundesi platforme shprehjeje. Pavaresisht kostove qe mund te kem patur apo qe do te kem. Eshte nje prolog i detyrueshem, duke ditur se si kane funksionuar dhe do te funksionojne gjerat edhe per shume e shume vite ne kete areal ku Zoti na ka caktuar te jetojme per aq sa do te jete vullneti i tij.
Dikur, diku nga 2005 nisi te qarkulloje termi LSI- Levizja e Skraparllinjeve te Inatosur, akronim qe me dijenine time, u zberthye i tille per here te pare ne Shkoder nga nje mik i imi e me pas humbi autoresine. Ne rastin e Voltana Ademit nuk mund te them dot LSHI- Levizja e Shkodraneve te Inatosur. Sepse sapo kane kaluar dy vite kur ata, ne trysnine me te madhe politike te ketyre 27 viteve, e votuan si kryebashkiake. Pikerisht shkodranet, te pakten pjesa derrmuese e tyre. Zerat per marreveshje, shkembim votash “underground” kane qene, jane e do te jene te perhershme ne Shkoder e me gjere.
Cilat jane “mekatet” e ketyre dy viteve te Voltana Ademit ne krye te bashkise? Ne dijenine time, me i rendi eshte ai se nuk ka pranuar cdo here “orientimet” apo “propozimet” e partise per ndertimin e administrates se vet. E vertete ose jo, “noten” do ta marre pas dy viteve. Nje tjeter “gjynah” i Voltanes mund te jete mungesa e investimeve por dhe “ngrirja” e marredhenieve me qeverine. Voltana nuk e ka te lehte. Ne Shkoder, ka dy modele kur ngjyra e pushtetit lokal eshte ndryshe nga ajo e qeverise. I pari eshte modeli “Rusi”, i cili guxoi te shtrije ura bashkepunimi me qeverine Meta e me Edi Ramen- kryebashkiak dhe u largua nga skena politike menjehere ne mbarim te mandatit ne 2003. Modeli i dyte eshte “Haxhi” i cili nuk pranoi thuasje kategorikisht bashkepunim me qeverine nen sloganin “buxheti i Shkodres sa ai i Orikumit”. Edhe ai, pa nje stature te mirefillte politike, u rifut ne jeten universitare. Voltana duhej te bente nje zgjedhje dhe, e mirekeshilluar apo keqkeshilluar, ka ruajtur staturen e saj politike, perfaqesuese e PD.
Te jemi koshiente, Ademi nuk ka patur fonde te shumta per ti administruar ne pavaresi vendore. E pranojme te gjithe, i madh e i vogel, te pakten tavolinave te kafeve. Voltana po sulmohet edhe per nje firme, e cila “paska bere namin” me tendera ne Bashki. Paska marre, sigurisht me konkurrim elektronik, 300 mln leke por…per 12 apo 13 tendera. Leke te vjetra, kuptohet. Ademi po “kryqezohet” edhe per vdekjen ne krye te detyres te nje punonjesi te nje SHA ne pronesi te Bashkise. Ndermarrje qe ne baze te ligjit, nderrohet teresisht sipas vendimeve qe merr Keshilli Mbikqyres, si ne rastin e Vllaznise. Vendos vete nivelin e pagave, vendos vete kriteret e pranimit e largimit nga puna. Eshte e paimagjinueshme qe nje kryetari bashkie ne Milano, Mynih apo Paris ti kerkohet doreheqje pasi ka vdekur nje punonjes i nje ndermarrjeje ne pronesi te pushtetit vendor. Aq me shume, kur organet ligjzbatuese nuk kane folur akoma. Edhe ne protesten para Bashkise, shume pjesemarres u vete identifikuan qartas si (a)politike. Natyrisht eshte e drejta e cdokujt te protestoje sic edhe e cdokujt tjeter te paragjykoje, ne kete rast.
Voltana Ademi mund te kete bere dhe mbase do te beje edhe shume “mekate” te tjera. Mirepo, perrallat “jep doreheqje”, “liro bashkine” e te tilla te ngjashme, mbeten thjeshte emocionale apo show. Per 4 vite ajo zonje eshte aty, dua apo nuk dua une. Kushtetuta i ka percaktuar sakte rastet kur iken para kohe. E pjesa e moralit, sic thone disa, as qe ja vlen te diskutohet ne nje mbipopullim politik si ky i yni. Pertej kesaj qe te gjithe ne shohim, besoj ka dicka tjeter. Ndoshta duhet te flase vete Voltana per presionet e dukshme e te padukshme, te hapura e te fshehta qe i vijne nga bisnesi i ndertimit ne Shkoder. Kjo eshte arsyeja e vertete se pse shenjestrohet Voltana. Bisnesi i ndertimit ka akumuluar nje pushtet te madh financiar e mediatik tashme, ne cdo cep te Shqiperise. Permes ketij pushteti eshte i afte te realizoje protesta, sulme mediatike e me gjere per te arritur qellimin qe ka. I pari eshte zhbllokimi i procedurave per ndertimin e shumekateshave. I dyti eshte “lehtesimi” i aksesit ne tenderat publike edhe te Bashkise. Natyrisht, nuk kam bere ndonje zbulim. Thjeshte kam konstatuar ate qe shume e dine apo flasin ne tavoline por qe edhe Voltana mesa duket akoma nuk ka vendosur ta beje publike. E ne mbyllje, pjesa e sulmeve te Rames, Bushatit apo te tjereve, jane thjeshte…si i quante Berisha dikur…limonata elektorale.
P.S. Cdo person qe bashkendan kete analize apo ka nje opinion tjeter sa me siper, ka hapesire te mjaftueshme ne ShkodraWeb per ta pasqyruar. Degoni ne : info@shkodraweb.com