(Foto ilustruese) Në Malësinë e Madhe duket se janë shënjestruar shtëpitë e emigrantëve, të cilat janë të kyçura. Brenda pak orëve, ne të njëjtin fshat të M.Madhe janë thyer dy banesa të një emigranti në Belgjikë dhe një tjetri në Angli. Lajmi bëhet i ditur nga policia, e cila jep detaje për të dy rastet. “Më datë 03.03.2018, gjatë natës, në fshatin Gruemirë, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit H.H, vjeç 57 (emigrant në Belgjikë), ku kanë marrë një televizor plazma. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër”, thuhet në njoftimin e parë.
“Më datë 03.03.2018, gjatë natës, në fshatin Gruemirë, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit P.H vjeç 48 (emigrant në Angli), ku kanë marrë vlera monetare ne paund,euro dhe lekë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër.”, thuhet në njoftimin e dytë të policisë.
Shtëpitë e emigrantëve janë të preferuara sepse janë jo vetëm jashtë vëmendjes, por edhe ngaqë mendohet se ka “diçka për të vjedhur” brenda tyre. ©ShkodraWeb