“Niset ne vere vetulla, por nxjerr edhe syte”. Keshtu ngjau edhe me zevendeskryeministren Senida Mesi, me deklarimet e saj ne Shkoder kunder Bashkise dhe kryebashkiakes Voltana Ademi. Duke nisur nga shprehja tanime lapidar e Rames “sillni projekte dhe jo lista deshirash”, Mesi i dha nje “dore te mire” fillimit te kompaktesimit rreth kryebashkiakes Voltana Ademi te strukturave te PD-se dhe te grupit te deputeteve.
Nuk perben sekret se marredheniet e Ademit qe ne krye te heres, nuk kane qene me te mirat e mundshme me kryetarin e PD-se Shkoder Ramiz Cobaj. Pas fitores se 2015-es, kreu demokrat u duk se po i kerkonte hapesire ne qeverisje Ademit, permes propozimit te emrave te administrates. Kryebashkiakja nuk e ka mirepritur e keshtu, marredheniet kane qene gjithe ulje- ngritje, por asnjehere te shperfaqura ne publik. Tanime prej shume kohesh, kryetari Cobaj nuk eshte aktiv ne krye te PD-se, nuk ka dalje publike as ne zyre e as ne rrjete sociale. Por ne mbrojtje te forte e te rrufeshme te Voltana Ademit doli numri 2 Aleksander Marleci, qe sipas burimeve te besueshme, po punon per tu zgjedhur kryetar i deges. Me ironine qe e karakterizion, Marleci i solli ne mendje Mesit se kush ishte keshilltare bashkiake nuk bente dot dallimin ne mes ujrave te bardha dhe ujit te pijshem.
Edhe brenda grupit te deputeteve te PD-se se Shkodres, ka individe qe nuk ushqejne ndonje simpati te vecante per kryebashkiaken. Natyrisht, asgje nuk eshte publike, por informacionet rrjedhin. Megjithate, Izmira Ulqinaku i ktheu nje pergjigje “idhnake” bashkeqytetares Senida Mesi per deklaratat si numri 2 i qeverise Rama. Nuk eshte e veshtire te mendohet se, sic ka ndodhur gjithmone, PD ne nivelin e pushtetit vendor, te deputeteve dhe te militanteve, do te nis te kompaktesohet ne afrim te zgjedhjeve vendore. Nuk mund te pohoj se e ka bere me qellim, por Mesi me deklaraten e djeshme dhe te tjera te pritshme ne vijim, ne vend qe ti prishe pune PD-se, po e ndihmon te unifikohet- tani per tani, rrotull kryebashkiakes Ademi qe eshte shenjestra e vetme politike e qeverise aktualisht. Deputetja Ulqinaku i ka kujtuar Mesit se deshira per bashkepunim nga Bashkia Shkoder ekziston, por duhet ta demostroje ate edhe pala tjeter, qeveria.
Nderkohe, kryebashkiakja Ademi eshte mjaft komode. Lidhur me sulmet “alla Rama” te Mesit, ajo nuk ka reaguar. Dhe nuk ka patur nevoje. Eshte mbrojtur politikisht mese miri nga Marleci dhe Ulqinaku, ndersa pak perpara deklaratave te Mesit, paraqiti te pakten 19 projekte qe Bashkia do te realizoje me buxhetin 2018.
Natyrisht, Mesi nuk ka eksperiencen e duhur politike. Dy vite si keshilltare jane nje pike uji ne oqeanin e politikes se larte ku ajo eshte prej rreth 2 muajsh. Por gjithsesi, Shkodren dhe realitetin e saj edhe politik, besoj se duhet ta njohe. Nese jo, tanime ka mundesine te thithe informacionin e nevojshem, te keshillohet nga njerezit e duhur dhe kur te dal ne publik, se paku ne Shkoder te mos shenoje “autogol”. E kishte te pamundur kur perballe kishte nje kryebashkiake duke qene thjeshte nje keshilltare ne minorance, por sot eshte ndryshe. E them kete sepse edhe nje “beteje” ne mes zonjave ne politike eshte e kendshme kur mungon dialogu ne tavoline. Por me bukur do ishte sikur te ishte ne kushte te barabarta. Mesi ka mundesi te vihet ne kushte te barabarta me Ademin.