(Në foto: majtas autori i ngjarjes, djathtas ish- kunati i plagosur) Një incident me të shtëna armësh është regjistruar ditën e djeshme, 10 prill në Mykonos. Një shqiptar ka qëlluar me armë në bark kunatin e tij duke i shkaktuar plagë të rënda. Ngjarja ka ndodhur paraditen e djeshme në aeroportin e Mykonos.
Shqiptari qëlloi dy herë bashkatdhetarin duke e plagosur rëndë. Ai u transportua me ambulancë në Qendrën Shëndetësore të ishullit. Sipas informacioneve të protothema.gr , motivi i vrasjes së mbetur në tentativë ka të bëjë me mosmarrëveshjet personale mes dy familjeve. Autori është i martuar me motrën e viktimës.
Autori akuzohet nga familja e viktimës se ka abuzuar me ish-bashkëshorten e tij. Ata ishin ndarë prej kohësh dhe sipas asaj që i tha Policisë së Nëndrejtorit të Mykonos, nuk e lanë të shihte fëmijët e tij.
Kështu ditën e djeshme ka mbërritur në Mykonos nga Athina dhe ka shkuar drejt e në shtëpinë ku jetonte ish-bashkëshortja me fëmijët e tyre. Ka nisur një sherr ku është përfshirë vëllai i ish-bashkëshortes dhe në pas gjërat dolën jashtë kontrollit deri në përdorimin e armës.
Autori ka nxjerrë pistoletën dhe ka nisur të qëllojë në drejtim të vëllait të ish-bashkëshortes. Ai qëlloi tre herë dhe dy plumba e goditën në bark. Autori tentoi të arratisej por është arrestuar nga policia, shkruan protothema.gr.