Rreth ores 12.00 te mesnates, në zonën e stadiumit “Dinamo” në kryeqytet, dy grupe të rinjsh janë përfshirë në një konflikt fizik që ka degjeneruar në përdorimin e armëve të ftohta. njëri prej grupeve të të rinjve (ku bënin pjesë 4 persona) u përfshi në konflikt fizik me grupin tjetër duke u therur me thika dhe kaçavida. I plagosur ka mbetur një djalë rreth moshës 21 vjeç identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur. Gjendja shëndetësore e të riut nuk dihet ende ndërkohë që mendohet se mund të ketë edhe të plagosur të jerë, por asgjë nuk është konfirmuar zyrtarisht. Shkak për nisjen e sherrit janë bërë disa motive banale, pasi të rinjtë njiheshin më parë me njëri-tjetrin dhe kishin shkëmbyer sharje në rrjetet sociale. I riu u transportua për në spital me ambulancë ndërkohë që në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie dhe forcat “Shqiponja”./JOQ.al/