Drejtoria Vendore e Policise Shkoder njofton: me datë 17.08.2017 rreth orës 21:15 ka ardhur një telefonatë në sallën operative të Komisariatit të Policisë Pukë se në fshatin Dush, Njësia Administrative Luf – Qerret Pukë, ka një konflikt. Menjëherë shërbimet e Policisë pas vlersimit të situatës dhe pas mberritjes në vendngjarje në orën 22:30, kanë konstatuar se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Alfred Tusha, vjeç 37 ka goditur me mjete te forta dhe mjet preres shtetasin Z. T. vjeç 27,
Shtetasi Z. T. ndodhet ne Spitalin Pukë ku po merr mjekim dhe momentalisht është jashtë rreziku për jetën. Nga shërbimet e Policisë në kohë rekord është bërë e mundur arrestimi i autorit të dyshuar Alfred Tusha. Vazhdojnë vepirmet proceduriale për sqarimin e plotë dhe dokumentimin e ngjarjes. /ShkodraWeb/