Dyshohet se shkak i konfliktit të ndodhur pak më parë në Lezhë, ku mbeti i plagosur një person, të ketë ndodhur për shkaqe pronësie.
Autori e ka qëlluar të plagosurin me një mjet prerës “kmesë”, ndërsa të dy njiheshin pasi jetonin në të njejtin fshat.
I plagosuri është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 17:35, në Balldre, Lezhë, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta është dëmtuar me një mjet prerës (kosor), shtetasi L. M., 47 vjeç, i cili po merr mjekim në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi hetimor dyshohet se 47 vjeçari është goditur nga shtetasit Sokol Boga dhe djali i tij shtetasi Nikolin Boga gjatë konfliktit fizik mes tyre.
Po nga konflikti është dëmtur lehtë dhe shtetasi Nikolin Boga, i cili pas ndihmën mjeksore do shoqërohet në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Gjithashtu po nga veprimet e para hetimore dyshohet se këta shtetas kanë thyer dhe xhamin e parë të automjetit në pronësi
të 47 vjeçarit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Ndërkohë shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasit S.B.