Një sherr midis kushërinjve për çështje pronësie ka përfunduar në përdorimin e pistoletë manovër. Policia e Tiranës bën me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Valias në rrethinat e Tiranës, ku shtetasi E. B. ka shtënë me pistoletë manovër në drejtim të kushëririt të tij shtetasit Z. B. Policia ka vënë në pranga autorin e ngjarjes.
Njoftimi:
Rreth orës 10:32, në vendin e quajtur Valias, Kashar, gjatë një konflikti për motive pronësie shtetasi E. B ka që.lluar me pistoletë manovër në drejtim të kushëririt të tij shtetasit Z. B.
Me marrjen e njoftimit nga shtetasi Z. B, shërbimet e policisë, të Komisariatit nr, 6 kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Si rezultat i veprimeve të shpejta, kanë arritur të kapin dhe të shoqërojnë në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore shtetasin E. B.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua ar.ma pistoletë manovër, me të cilën shtetasi E. B ka kryer qitjen. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.