Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Fushë-Mamurras të Kurbinit, ku një konflikt pronësie mes vëllezërve ka degjeneruar në përdorimin e armëve. Policia bën me dije se B.S. dhe A.S., përkatësisht 49 dhe 53-vjeç dyshohet po ndërtonin nga një objekt pa leje secili. A.S. ka penguar vëllanë për ndërtimin që po bënte, ndërsa B.S. i është kundërpërgjigjur duke e kanosur dhe e goditur me mjete të forta. Në një moment, ai ka marrë çiften dhe ka qëlluar në drejtim të tij me armë gjahu tip “Baikal”, me leje. Blutë bëjnë me dije se A.S. nuk është dëmtuar nga të shtënat, ndërsa vëllezërit u arrestuan për veprat penale: Kanosja, Ndërtimi i paligjshëm; dhe Dhuna në familje./EXPRESS/