Nga 192 vende që aderojnë në Agjencinë Ndërkombëtare të Policisë kriminale të Interpolit bën pjesë edhe Shqipëria.
Nga të dhënat e Interpol vërtetohet se Policia Shqiptare ka shpallur në kërkim 160 persona, duke mbajtur edhe numrin më të lartë krahasuar me vendet që do përmendim më poshtë.
Shumica janë të akuzuar për vrasje, tentativë vrasje, organizim kriminal, armëmbajtje pa leje, trafik e prodhim droge, shfrytëzim prostitucioni, abuzim detyre, mashtrim në forma të ndryshme apo dhunë në familje.
Në vendet e rajonit të Ballkanit, Shqipëria shënon numrin më të madh të personave në kërkim ndërkombëtar.
Sipas të dhënave të Interpolit, Mali i Zi ka shpallur në kërkim 8 persona. Bosnja 114 persona në kërkim, Kroacia 1 person në kërkim ndërkombëtar, Greqia vetëm 1 person në kërkim, Maqedonia 0 persona në kërkim, Serbia 0 persona në kërkim, Sllovenia 7 persona në kërkim, Bullgaria 76 persona në kërkim e Turqia sipas Interpolit ka 0 persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Duke marrë parasysh numrin e përgjithshëm të popullsisë në vend e të sipërfaqes katrore të Republikës së Shqipërisë, të dhënat e Interpolit bëhen më alarmuesse në nivel Europian.
Italia një shtet problematik përsa i përket nivelit të krimit e organizimeve mafioze, në bashkëpunim me Interpolin ka shpallur në kërkim 14 persona. Duke mos harruar se numri i përgjithshëm i popullsisë italiane kapërcen 60 milionë banorë.
Gjermania një vend i Europës Qëndrore me një popullsi mbi 82 milionë banorë e me një sipërfaqe prej 357 mijë km katror. Autoritetet e Policisë Federale Gjermane në bashkëpunim me Interpolin, kanë shpallur në kërkim 5 persona.
Në Francë janë në kërkim ndërkombëtar 14 persona, në Spanjë 3 persona e në Rumani janë rreth 100 perona të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli e për llogai të autoriteteve vendase.
Në listën e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqitpare renditen dhe emra të njohur të kronikës së zezë e lidhur jo pak me politikën shqiptare.
I tillë është Dritan Zagani i shpallur në kërkim ndërkombëtar për arratisje nga vendi i paraburgimit, Izet Haxhia i akuzuar për vrasje në rrethana të veçanta, Hamdi Haklaj i akuzuar për vrasje.
Në dokumentacionin e Interpolit shfaqen fotografi të Hamdi Haklaj në ndryshime gjatë vitesh që vërteton se sinjalizimet për vendndodhjen e tij nuk mungojnë.
Në listën e Interpolit për Shqipërinë nuk mungojë dhe persona në kërkim të seksit femër sic është Zylfije Haklaj, anëtare e familjes së shumëpërfolur Haklaj e akuzuar për vrasje.
Çetina Zajmi e akuzuar për mashtrim e Aurela Doksani e akuzuar për trafik droge.
Rreziku nga radikalizmi islamik e propaganda e Shtetit Islamik ISIS ka qënë gjatë viteve të fundit një nga problematikat e aktualitetit shqiptar si brenda ashtu dhe jashtë vendit.
Në listën e Interpolit autoritetet shqiptare kanë shpallur në kërkim për rekrutim personash në organizim terrorist e nxitje të ndasisë fetare e racore dhe dy persona. Ata janë Shyqyri Kaca e Mehdi Mallari.
Në listën e Interpolit për Shqipërinë nuk mungojnë dhe shtetasit me kombësi të huaj si maqedonasi Poo Gonov Vasko i akuzuar për mashtrim e Ling Chian Kee i akuzuar për mashtrim kompjuterik.