Famullitari i Velipojës Dom Marian Gega, ka bërë një reagim të fortë në Facebook lidhur me situatën e përmbytjeve në Nënshkodër. Ai e ka thënë qartë dhe pa ekuivoke se shkaqet nuk janë natyrore. Po ashtu, ai ka folur për një tjetët të keqe, ku qindra tonelata mbetje plastike depozitohen në zonat e përmbytura dhe bregdetin tonë.
PUBLIKIMI I DOM MARIAN GEGA
Përmbytjet e ripërsëritura në zonën e Nënshkodrës nuk janë më një rastësi. Shkaqet nuk mund të quhen më për shkaqe natyrore, por menaxheriale: babëzi…, neglizhencë, përçmim për mijëra familje e biznese.
E keqja nuk ndalet vetëm me kaq. Qindra tonelata mbetje plastike depozitohen në zonat e përmbytura dhe në bregtetin tonë. Kjo situatë është një lemëri menaxhimi qeveritar, por edhe papërgjegjshmëri qytetare. /ShkodraWeb Media/