Shkarkimi i Julein Lopeteguit nga Spanja 1 ditë para fillimit të Botërorit ka lënë të befasuar trajnerin e Gjermanisë, Joachim Low. Ky i fundit në intervistën e zakonshme të pasdites nga grumbullimi i kombëtares Gjermane ka deklaruar se “La Roha” do të humbasë me këtë lëvizje.
“Ishte një surprizë e madhe pasi doli nga hiçi. Nuk e di se çfarë ndodh prapa skenave të federatës spanjolle, por është diçka e pazakontë.
Patjetër që do të ketë pasoja për ekipin spanjoll. Nuk mund ta vlerësoj Hierro-n si trajner pasi nuk ka pasur shumë eksperienca. Gjithsesi, Spanja ka qenë së bashku për shumë vite. Lojtarët kanë një filozofi të qartë.
Ata e njohin mirë njëri-tjetrin pasi kanë luajtur bashkë për shumë vite, kështu që si me Lopetegui apo pa Lopetegui, Spanja nuk do ta humbasë kualitetin.”