U emërua me 8 tetor 2020 dhe është shkarkuar pa mbushur dy muaj në detyrë. Jetmir Lumaj mësohet se është shkarkuar nga detyra e drejtorit të IKMT për rajonin e Shkodrës.
Shkarkimi i Lumajt ka ardhur për mungesë eficence në punë. Shkak janë bërë disa kamionë të ngarkuar me lëndë drusore kontrabandë, të cilët edhe janë filmuar.
Jetmir Lumaj zëvendësoi në detyrë drejtorin e komanduar Ermir Madani. Para marrjes së kësaj detyre, Lumaj ishte drejtor i Ndërmarrjes së Administrimit të Studentëve në Shkodër.
LEXONI EDHE: DOKUMENTI – Emërohet drejtori i ri i IKMT- së Shkodër, zëvendëson paraardhësin e komanduar…