Një operacion i madh policorë është zhvilluar ditën e sotme në kantonit të Glaronas, në Zvicër, ku është bërë e mundur shkatërrimi i një bande shqiptare të trafikut të drogës. Mediat zvicerane bëjnë me dije se banda në fjalë përbëhej nga 10 shqiptarë të moshës prej 19 deri në 51 vjeç dhe një 55 vjeçar zviceran.Mësohet se hetimet ndaj kësaj bande kishin nisur që në vitin 2006, ndërsa është finalizuar ditën sotme ku janë vënë në pranga 7 persona të kësaj bande, ndërsa janë shpallur në kërkim 3 të tjerë. Po ashtu, mësohet se që nga nisja e hetimeve deri në operacionin e ditës së sotme janë sekuestruar 7 kg heroinë e 11 kg kokainë me vlerë tregu rreth 1 milionë franga zvicerane. Ndërsa, në operacionin e fundit policia bën me dije se ka sekuestruar dhe 19 mijë franga e rreth 1.7 kg substanca të përdorura për përgatitjen e drogës. Nga hetimet e para bëhet e ditur se shqiptarët ishin në Zvicër me pretekstin si turistë, ndërsa për 3 shqiptarë është lëshuar urdhri i riatdhesimit drejt vendit tonë. /Gazeta Express/