Shkruan në Facebook ministri i Brendshëm Taulant Balla: Policia e Shtetit, SPAK dhe Prokuroria e Jurisdiksionit të Përgjithshëm Shkodër kanë shkatërruar sot një grup kriminal të përfshirë në kultivimin e lëndëve narkotike.
Në mëngjezin e sotëm janë ekzekutuar 12 urdhëra arresti ndaj anëtarëve të këtij grupi kriminal. Bashkëpunimi me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit për të konsoliduar revanshin e sundimit të ligjit kundër krimit të organizuar si dhe hetimet profesionale për zbardhjen e ngjarjeve të rënda kriminale janë forma më e mirë për të goditur krimin.