Presidenti i Republikës Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend ligjin “Për Bashkëqeverisjen”, duke e konsideruar në shkelje të Kushtetutës dhe autonomisë së pushtetit vendor.
Ne analizen dhe argumentet qe jep kreu i shtetit, thote se ky ligj:
Shkel Kushtetutën dhe autonominë e pushtetit vendor;
Krijon institucione paralele dhe mbivendosje kompetencash ndermjet tyre duke shkelur sigurinë jurudike;
Centralizon më shumë pushtet tek një institucion në varësi direkte nga Kryeministri;
Bie ndesh me Jurisprudencen e Gjykates Kushtetuese;
Bie ndesh me parimet e funksionimit te administrates shteterore te saksionuara ne Kode dhe Ligje te tjera.