Shkruan në Facebook Bardh Spahia, kryetar i Bashkisë Shkodër: 32 vite më parë, Shkodra e dha shkëndijën e shpresës duke i dhënë një goditje të fortë regjimit komunist! Qyteti që nuk ju nënshtrua diktaturës, ishte i pari që në 13 dhjetorin e 1990- es, rrëzoi bustin e diktatorit Enver Hoxha.
Jehona e thirrjeve Liri Demokraci, Poshtë Enver Hoxha, Ky pushtet mori fund, Enver Hitler, Rroftë Amerika etj, kumbuan fuqishëm në mbarë Shqipërinë, duke u përhapur me shpejtësi.
Ishte akt guximi, ishte revoltë e shpirtë të lirë të shkodranëve që ja dolën përballë mizorisë së një sistemi. Ai guxim, ajo vendosmëri, ai shpirt i lirë i duhet edhe sot vendit, pasi përballë kemi pinjollët e atyre që ndërtuan dhe mbajtën në këmbë atë regjim.
Udhëkryqet në të cilat gjendet sot kombi ynë na thërrasin sërish të ngrihemi! Mirënjohje aktit heroik të bijve e bijave të Shkodrës që asnjëherë nuk u dorëzuan. Nderim për 13 Dhjetorin dhe protagonistët e atyre ngjarjeve!