Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi mbrëmë (të dielën), rreth orës 21:10, në fshatin Vukatanë, në stallën e bagëtive të shtetasit A. Gj., ka rënë zjarr, dyshohet për shkak të një shkëndije elektrike.
Si pasojë janë djegur 22 bagëti (derra), bazë ushqimore për bagëtitë dhe pjesërisht një automjet që ishte parkuar afër stallës.