Rruga Shkodër- Velipojë, distancë 31 km. Në dy anët e rrugës janë të vendosura 338 tabela të sinjalistikës rrugore, përfshi tabela sinjalizuese, kufizuese e detyruese. Bravo, biznesi i tabelave lulëzon! Me sy të lirë dallohen se ato janë vënë në mënyrë kriminale, me qëllime përfitimi dhe aspak profesionale.
-Po të udhëtosh në të gjithë gjatësinë e rrugës me shpejtësi mesatare 35 km në orë, do të ndëshkohesh nga Kodi Rrugor për tejkalim shpejtësie 9 herë.
– Nëse udhëtoni me 45 km në orë do të ndëshkohesh 43 herë për tejkalim shpejtësie.
– Nëse udhëton me 55 km në orë do ndëshkohesh 82 herë për tejkalim shpejtësie.
– Nëse udhëtoni 75 km në orë ndëshkohesh 97 herë për tejkalim shpejtësie.
-E mbi 85 km në orë ndëshkohesh 108 herë.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës duhet ta ndalë këtë tregti të tabelave sinjalistike. Është turp. Mesatarisht u bie një tabel në 90 metër rrugë. Turp! /Nga Qamil LLUKAJ, ish- zëvendësdrejtor i Policisë Shkodër, publikuar në Facebook/