Nga suksesi në sukses! E para nuk është tagër i ekzekutivit ndryshimi i formës financimit sportit pasi metodologjia e përzgjedhur është e dokumentuar në buxhetin dhe PBA 23-25, e dyta dhe më e rëndësishmja është ligji për depolitizimin e sportit, 105/2020 nuk e pengon ekzistencën e sport klubeve, por e mban në kategorinë amatore çdo përpjekje.
Pra për 500 mijë lekë që mund të marrin drejtuesat e Sport Klubit të ri në formë diete për vështirësi të madhe pune, sporti shkodran rrin në nivel amator, pa u dhënë shancin sportistëve të paguhen në bazë të tregut, por në bazë të mundësive të taksapaguesit! Ky është vizioni i Bashkisë Shkodër, amator fjala kyçe në dimension!
Kemi kaluar nga një kryetar me mani kontrolli në një kryetar delegues edhe të sektorëve strategjikë, jo tek drejtuesit e besuar (së paku) por tek klika që i bind me kritere të gjendjes civile regjistruar pas 1990-tës.
Edhe pse në rrethana të çuditshme dhe me shumë pasiguri, në 2019 kur u zgjodha këshilltare, nuk dija shumë për financat publike, por një gjë kam ditë me siguri, që edhe nese do ishte gjëja e fundit që bëj, do i hiqja PD- së nga duart Vllazninë, dhe me krenari tham se ashtu ndodhi! Ku ishte Vllaznia atëhere e ku është sot!
Shkodra duhet të behet pengesë për marrëzinë e rradhës dhe të na lehtësojë barrën që të merremi me probleme më prioritare se organizimet e centralizuara si në kohën e xhaxhit! Ti rrojë antikomunizmi që s’kanë mbet formë organizimi pa i kopju! /Nga Jona LEQEJZA, këshilltare e Bashkisë Shkodër/
Lajm i mirë për sportin shkodran, Bashkia vendos rikthimin e Sportklubit
Pas dy vitesh “eksperiment”, Bashkia Shkoder duket se ka vendosur ta çoje ne vend “nderin” e sportit te ketij qyteti. Kjo sepse drejtuesit aktuale te saj kane marre vendimin qe te rikthejne serish Sportklub Vllaznine.
Kjo procedure do te nise shume shpejt ne menyre qe ne korrik kur te mbarojne kontratat e ketij institucioni me 15 shoqatat sportive, te nise funksionimi i ri i Sportklub Vllaznise qe pritet te rikthehej ne vemendje kete fushe shume sensitive te ketij qyteti.
Gazeta “Shkodra Sport” ne menyre ekskluzive ka mesuar se kryebashkiaku Bardh Spahia dhe stafi i tij kane nisur punen per t’i dhene zgjidhjen e duhur kesaj çeshtje teksa ka patur edhe shume konsultime me specialiste te ndryshem.
Ata e kane ndare mendjen qe ne gjysmen e dyte te ketij viti, te gjitha disiplinat do te mblidhen sebashku ne nje shoqate te vetme e cila do te kete edhe administraten e saj, njelloj siç ka funksionuar me pare Sportklub Vllaznia.
Para dy vitesh, Bashkia mori vendimin per ta prishur ate dhe secili sport te krijonte shoqaten e tij e cila te funksiononte me vete teksa ka perfituar edhe fondet perkatese prej institucionit te pushtetit lokal fale projektit RELOAD.
Nje veprim i tille u be gjoja per te zbatuar 100 per qind ligjin, por çuditerisht nje veprim i tille ndodhi vetem ne Shkoder, ndersa te gjithe qytetet e tjera thjesht e kaluan shumesporteshin ne nje shoqate te vetme. Tek Vllaznia, funksionimi si shoqata me vehte krijoi shume probleme dhe kjo beri qe shume prej tyre te degradonin.
Aq sa gjendja e disa prej sporteve ne qytetin ku shumica e tyre kane lindur per here te pare, tani te jete “ne pike te hallit”. Basketbolli i meshkujve per here te pare ne historine e tij shkoi ne kategorine e pare, ndersa edhe disa sporte te tjera jane ne dileme te ekzistences apo jo.
Ne keto rrethana, vendimi i Bashkise per te rikthyer Sportklub Vllaznia padyshim qe eshte lajmi me i mire qe njerezit e kesaj fushe mund te marrin ne kete fillim- pranvere. Ajo qe duhet tashme eshte gjetja e nje administratori perfekt qe te riktheje sportin ne Shkoder serish aty ku duhet te jete.