Alis është shpallur fituesi i madh i “X Factor Albania 5”. I gjendur përballë Jet, ai ka triumfuar, duke siguruar më shumë vota nga publiku.
Djali nga Shkodra rrëmbeu zemrat e publikut javë pas javë, me një transformim të vërtetë. Alis është padyshim një nga talentet më brilante të zbuluara këtë edicion. Ai ishte pjesë e grupit “Mix” udhëhequr nga Young Zerka.
Jet u rendit në vendin e dytë. Ai është padyshim një nga zërat më të bukur në qarkullim dhe na ka mahnitur me performancat e tij gjatë këtyre javëve. I krahasuar me Michael Jackson, Prince apo The Weeknd, Jet arriti të siguronte vendin e parë në talent-show.
Në këto katër muaj, spektatorët u mbërthyen në magjinë e këtij show të mrekullueshëm. Emocionet e këtij spektakli nuk njohën kufij. Nga Amerika në Japoni, nga Evropa në Afrikë, ‘X Factor Albania’ bashkoi shqiptarët në mbështetje të talenteve të reja të muzikës shqiptare.
Nga 30 konkurrentë në fazën e vilave të jurisë, 16 prej tyre morën “Po-të” duke siguruar një vend në netët Live në 3 kategori: Kategoria e Vajzave, Kategoria Mix dhe Kategoria e Djemve.
Në kategorinë e vajzave ishin finaliste: Kejsi, Wendy, Kleansa, Anisa dhe Luna.
Në kategorinë mix: Franku, Borana, Alba, Jetmiri dhe Ingridi.
Në kategorinë e djemve: Aldo, Niki, Kevin, Alisi dhe Genti.
‘X Factor Albania’ është një hap i rëndësishëm drejt karrierës artistike të gjithë konkurrentëve, duke shërbyer si një akademi për talentet e tyre.