Shkruan në Facebook Benet Beci, kryetar i Bashkisë Shkodër: Ndërsa Bashkia po punon në disa drejtime për lirimin e hapësirave publike dhe menaxhimin e mbetjeve në qytet, rëndësi të veçantë për mua ka bashkëpunimi juaj, qytetarë, angazhimi juaj vullnetar për ta bërë më të pastër e më të rregullt qytetin tonë.
Dua të falënderoj secilin prej jush e t’ju nxis të vijojmë bashkë punën për ta bërë Shkodrën siç e duam. Shkodra jemi ne!