Jam sot para jush si një i djathtë me bindje, një i djathtë me Bindjen. Si kordinator dhe kandidat i Shkodrës, Malësisë së Madhe, Vau Dejsit, por edhe i Pukës e Fushë Arrëzit, për në Kuvendin e Shqipërisë.
Kur pranova t’i bashkangjitem Bindjes Demokratike, një force të re politike e qendrës së Djatht, e bana me bindjen e dikujt që ka pa në jetë për një alternativë ma shumë. Kështu dua me kenë edhe për të tjerët: Një alternativë ma shumë!
Shkodra ka ditë gjithmonë me u zgjidhë kur ka pa se dy zgjedhje nuk mjaftojnë. Shkodra, as në komunizëm dhe as në demokraci nuk ka ndejtë e lidhun në afeksione politike pa kuptim. Ajo ka qenë vazhdimisht e djathtë dhe antikomuniste, por ka ditë me i dhanë sinjale të djathtës, kur ajo e ka marrë Shkodrën si të dhanme njëherë e përgjithmonë.
Unë nuk jam një kandidat për partinë, për kryetarin, për fisin dhe për Uldedajt. Unë jam një kandidat për qarkun e Shkodrës, pa dallim feje apo ideje, lagjeje, fshati apo qyteti.
Kur vij për t’ju taku’, për t’ju kërku’ besën e votës nuk e baj në emër të kryetarit dhe të partis, por në emrin tim dhe të familjes time, në emrin tonë të mirë, në emër të vlerave tona dhe të gjërave që na bashkojën me ju. Në emër të bukës, gëzimeve dhe hidhërimeve që kemi nda së bashku. Në emër të atyne që kemi përcjellë nga kjo jetë dhe kemi pritë në këtë jetë.
Mandatin që do më jepni nuk e kam për ta futë në xhep dhe për t’u kapardisë në Parlament, nëpër studio televizionesh dhe restorante në Tiranë. Ashtu siç do e marrim bashkë, bashkë do e mbajmë dhe do e ndajmë, siç kemi nda bashkë dikur bukën dhe besën e shqiptarit.
Kështu që mandati im parlamentar është i joni. Unë do vij për ta kërkuar votën, jo si leje të partive të vjetra për me kapë për fyti pushtetin, por si besë të dhanme se do të përdoret vetëm për interesat tuaja.
Unë nuk vij para jush me një listë rrenash, por u dal për ballë sot e gjithmonë, duke ju shtrënguar dorën e duke ju pa në sy. Duke u betuar se votën nuk e dua për të rregulluar punët e mia, të cilat i kam në rregull, por për ta ba të randë mandatin e Shkodrës në Kuvendin e Shqipërisë.
Ne të viseve te shkodres dhe te Malesise se Madhe kemi një za që ka jehu i randë në shekuj, por ka ardhë duke u hollu në fytin e politikejve që kanë mendu ma shumë për barkun e vet dhe të kryetarëve të tyne se sa për sofrat e atyne që ju kanë dhanë votën.
Na u prift e mbara ne kete angazhim te rendesishem,
Suksese ekipit dhe listes BD per qarkun Shkoder, suksese Bahri, Gjovalin, Suela, Esin, Nikolin, Amveresa, Gledis dhe te tjereve qe do na bashkohen sot dhe neser emrat e te cileve po i leme surprize.
Ju falemnderes dhe Zoti e bekofte Shkodren dhe shenjen e saj ne themel te shqiptarise! /Fjala e mbajtur nga Tonin Uldedaj ne prezantimin e kandidateve te BD Qarku Shkoder/
PËR KOHËN E LIRË, ARGËTIMIN TUAJ, MBI 6 ORË HUMOR I ZGJEDHUR PËR KËNAQËSINË TUAJ! JEPI “PLAY” DHE SHIJO!