Deputeti Agron Çela i është bashkuar zyrtarisht Partisë Socialiste. Sot pasdite ai ishte në Kryeministri ku zhvilloi një takim me Ramën dhe ministren Elisa Spiropali.
Edhe vetë kreu i qeverisë e ka konfirmuar një gjë të tillë, ku në rrjete sociale ka postuar disa foto nga takimi me Agron Çelën.
Në takim janë edhe Elisa Spiropali, drejtuese e PS- së për qarkun Shkodër; Edona Bilali, ministre shteti për Sipërmarjen e deputete e Shkodrës; Dritan Agolli, shef i FSHZH dhe Benet Beci, aktualisht deputet i Shkodrës dhe kandidat jo zyrtar për kryetar bashkie në Shkodër.
Postimi i Edi Ramës:
SHKODRA NA BASHKON – Me deputetët e Shkodrës për ecurinë e projekteve zhvillimore të këtij mandati qeverisës me Fondin Shqiptar të Zhvillimit.