Fitore Beci, bashkëshorte e kandidatit për kryetar bashkie në Shkodër Benet Beci, është një mbështetje e fortë dhe publike për të.
Ajo vijon duke përcjellë mesazhe të forta publike, duke patur si kryefjalë Shkodrën dhe interesat e saj. Në një publikim të fundit, Fitore Beci shkruan:
“Shkodra nuk është trofe triumfi kryetarësh partie, as arenë cirku gazetarësh partiakë që nuk e kanë shkelur ndonjëherë e që bëjnë lojëra fjalësh për të kënaqur padronët e tyre. Shkodra besnike deri në dhimbje, e përdorur keq dhe e lënë si mos më keq, asht thjesht dashni.”, shkruan Fitore Beci.
Që nga nisja e fushatës elektorale, Fitore është gjithnjë në krah të bashkëshortit të saj, i cili kandidon në zgjedhjet e 14 majit 2023 për bashkinë e Shkodrës.