Ngjarja e fundit që ndodhi në Shkodër ka ngjallur reagimin e Helidon Bushatit, deputetit të sapozgjedhur të PD-së në këtë qark. Bushati akuzon kreun e qeverisë, Edi Ramën, për situatën e rëndë në fushën e rendit.
“Shkodra nuk gjen qetësi, – komentoi Bushati. – Sepse pushtetin e kanë bandat. Një tjetër i zhdukur, që u gjend sot i vrarë. Rekordi kriminal i “Rilindjes” vazhdon në Shkodër, në një qytet ku krimi kërkon të imponohet me dhunë dhe terror. Po i marrin frymën jetës së këtij qyteti.
Nuk ka si të ndodhë ndryshe kur pushteti diktohet nga krimi. Nuk ka si ta luftojnë kur janë bërë njësh me krimin. Kanë garancinë e kryebablokut, prandaj po bëjnë kërdinë. Policia të bëjë detyren e saj. Të distancohen nga kriminelët. Qetësia dhe ligji tu kthehen shkodranëve” nënvizoi Bushati.