Ditën e sotme, Policia e Shtetit paralajmëroi përmes një njoftimi zyrtar se nuk do të tolerojë më protesta që nuk zbatojnë rregullat e vendosura për pandeminë. Pra, jo më shumë se 10 persona bashkë në një ambjent, vendosje maskash, distancim social etj.
Por ky paralajmërim, mesa duket në Shkodër të paktën, nuk është marrë edhe aq seriozisht. Faqja “Monella Vagabonda” në Facebook, e cila ishte iniciatore edhe e protestës së parë në orën 22.00 në thyerje të “orës policore” por edhe të dytës që solli dëmtimin e selisë së PS- së, ka njoftuar protestën e radhës.
Me nota humroi edhe në formë sfide, ftohen shkodranët në “Marshimin e lirisë”, ditën e shtunë me 19 dhjetor 2020. Tani për tani, surprizë mesa duket është itinerari i protestës. Ai do të mësohet në ditët në vijim. Ndërkohë, policia mund të konsiderohet e lajmëruar. Të paktën të marrë masa paraprake për “objekte sensitive”.
PUBLIKIMI NË RRJETE SOCIALE
Policia e shtetit ka dale sot me nje njoftim te “rrepte” ne te cilin deklaron se nuk do te tolerohen më protestat e qytetareve ne te gjithe vendin. E drejte. Nuk ka pse ti toleroje.
Prandaj dhe ne ju presim ne protesten e radhes te qytetareve te Shkodres kunder dhunes policore te frymezuar nga rilindja.
“Marshimi i lirise”, ju pret diten e SHTUNE me date 19 Dhjetor 2020 ora 11.00 ne sheshin “Luigj Gurakuqi” te Shkodres.
Eja edhe ti!
Per nje Shqiperi europiane.
Per nje Shkoder europiane.
#RrofteLiria
#RrofteShkodra
(Detajet dhe itinerarin e marshimit do ti japim pergjate ketyre diteve).