U paralajmerua qe, nese punonjesit e bashkise do te vijojne te shperndajne çertifikata per qytetaret ne Gjendjen Civile do te vendoseshin gjoba, por ne fakt ne kete institucion ne Shkoder, vijojne rradhet e qytetareve per t’i terhequr ato.
Sipas udhezimit te gjitha zyrat e administrates shteterore ne sherbim te klientit do te printojne vete çertifikatat ne menyre elektronike. Por nje pjese e qytetareve vijojne te mos jene ne dijeni te ketij fakti duke iu drejtuar zyrave te Gjendjes Civile, ndersa ka edhe nga ato qe jane te detyruar pasi institucionet ne fjale nuk kane filluar ende te kryejne kete proçes te vendosur taksativ per ta nga kryeministri Rama.
Qeveria mori kete vendim vetem pak jave me pare, me qellim lehtesimin e radheve te gjata ne zyrat e gjendjes civile si dhe pakesimin e kohes se pritjes per marrjen e dokumentave te nevojshme nga nje institucion shteteror, por nje fakt i tille ne Shkoder vijon te mos gjeje “terren” per zbatim. /tv1-channel.tv/