PS e Shkodrës vijon takimet organizative në struktura para startit zyrtar të fushatës elektorale për Bashkinë e Shkodrës. Koordinatorja e PS- së për Qarkun e Shkodrës, Edona Bilali ka publikuar një informacion, të shoqëruar me disa foto.
Në krye të organizimit është ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, e cila mesa duket ka dublikuar Bilalin që mban edhe postin e ministres për Mbështetjen e Sipërmarrjes. Në krah të saj është prefektja Angoni, e cila me 6 mars 2022 do të kërkojë votën e shkodranëve për kryebashkiake.
Gara për Bashkinë e Shkodrës ka vënë përballë përveç Angonit edhe Bardh Spahinë e “Shtëpia e Lirisë” dhe Xhemal Bushatin si përfaqësues të asaj që quhet PD- ja zyrtare.
PUBLIKIMI I EDONA BILALIT
Sot në selinë e Partisë Socialiste në Shkodër me prezencën e Ministres znj. Olta Xhacka , e deleguar për ndjekjen e fushatës elektorale në bashkinë Shkodër dhe shtabit elektoral theksuam edhe njëherë rëndësinë e fitores së këtyre zgjedhjeve.
Majlinda Angoni nuk është vetëm kandidatura e Partisë Socialiste në Shkodër por e vetmja kandidate që mund të përshpejtojë ritmin e investimeve dhe zhvillimit të qytetit.
Fitorja e këtyre zgjedhjeve nuk është veçanërisht për Partinë Socialiste por për shkodranet e shkodranët që dëshirojnë t’i hipin një treni që ecën veç përpara!