Prokuroria e Shkodrës i ka përcjellë Ministrisë së Drejtësisë kërkesën për ekstradimin e Ibrahim Licit.
Dosja ku dyshohet se është i përfshirë është vrasja e Endri Mustafës, ngjarje e ndodhur në 17 Maj 2021 në Shkodër.
Hetuesit kanë dyshime se prapa kësaj ngjarjeje fshihet pikërisht 31-vjeçari Ibrahim Lici, ku dyshohet se në bashkëpunim me të miturin Ergys Malja kanë kryer vrasjen e Mustafës. /OraNews TV/