Nelson Hysa fitoi brezin e federatës WBC në duelin e peshave të rënda me bjellorusin Viktar Çvarkou. Kundërshtari i Hysës u tërhoq në raundin e tretë për shkak të një dëmtimi, duke sjellë edhe fitoren e 12 në boksin profesionist për shqiptarin.
Raundi i parë ishte shumë i kujdesshëm nga të dy boksierët, pavarësisht ndonjë goditjeje sporadike të lojtarëve në ring. Në të dytin, Hysa ishte më përpara kundërshtarit, madje në fund të këtij raundi, 39-vjeçari lëshoi një breshëri të vërtetë grushtesh mbi bjellorusin Chvarkou.
Pas raundit të tretë, Chvarkou pësoi një dëmtim në krah dhe e kishte të pamundur vazhdimin e duelit. Tërheqja e boksierit solli fitoren e 12-të për Nelson Hysën, i cili mbrojti titullin kampion. Por në aktivitetin e mbajtur në sallën sportive “Feti Borova” pati edhe një incident.
Dueli i boksit mes Denis Nurjes dhe kolumianit Ramirez u shoqërua me dhunë. Në momentin kur Nurja po merrte ndihmën e mjekut boksieri kolumbian e goditi duke sjellë acarimin e tifozëve që u ngjitën në ring. Vetëm ndërhyrja e forcave të sigurisë ndali kaosin.