Burgu i Shenkollit ne Lezhe vijon te jete ne qender te vemendjes per vetevrasjet qe ndodhin aty. Ne oret e para te dites se premte, nje tjeter i burgosur ka tentuar ne vetevaret me carcaf. Behet fjale per nje shtetas nga Karma e Shkodres, i cili pas ndihmes mjekesore ne spital, eshte jashte rrezikut per jeten. Ne njoftimin zyrtar te policise thuhet: “Më datë 25.11.2017, ora 00:25, në IEVP Shënkoll, në dhomën e paraburgimit, shtetasi me iniciale A. N, banues në fshatin Karmë, Shkodër, ka tentuar të vetëvaret me çarçaf, i cili pas ndihmës mjekësore në spital, ndodhet në IEVP Shënkoll, pa probleme për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për vlerësim.”.