Janë 10 persona që kanë humbur betejën me Covid 19 në 24 orët e fundit në Kosovë. Kështu ka bërë me dije IKSHPK në raportin e saj. Numri i jetëve të humbura si pasjë e korona virusit në vendin tonë ka arritur në 467 persona.
Ndërkohë brenda 24- orëve janë shëruar 159 persona si dhe 111 të tjerë janë infektuar nga 448 mostrat e marra.
“Në në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 448 mostra të marra nga ShSKUK, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren dhe laboratoret private, prej të cilëve rezultojnë 111 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të humbjes së jetës me SARS CoV-2 pozitiv”, thuhet në njoftim.